KONCEPTI I LAGJES

Marigona Residence është vendbanim me arkitekturë estetike dhe funksionale, lagjja më moderne në Kosovë.

Hapësirat e gjelbra të cilat mbulojnë më shumë se 40% të sipërfaqës, të mbushura me lodra të ndryshme, fitness të jashtëm, fusha rekreative sportive, gjelbrim dhe lule të japin ndjesinë e të jetuarit bashkë me natyrën.

Bulevardet e gjëra, parkingjet, sistemi i ujit dhe kanalizimit, kamerat e sigurisë, shkolla, qendra tregtare Çarshia, Hoteli me renome botërore Four Points by Sheraton, sistemi i rrymës dhe internetit, sistemi i ndriqimit e shumë detaje të tjera plotësojnë të gjitha nevojat dhe kërkesat për çdo familje.

Marigona Residence e cila ka mbi 450 shtëpi të modeleve të ndryshme, përveq që është vendbanimi më modern në rajon gjithashtu ofron edhe shërbimet më të mira për jetesë në Kosovë.
Jetesa në një ambient të tillë cilësor rrit dinjitetin, kënaqësinë e të jetuarit dhe të krijon ndjesinë se ti je i/e veçantë dhe i/e rëndësishëm.

 

SHTËPITË NË

MARIGONA RESIDENCE

Në Marigona Residence janë 7 lloje të shtëpive.
Duke filluar nga shtëpitë me 137m2 të cilat konsiderohen të përshtatshme për qifte të reja deri te shtëpitë luksoze me hapësirë prej 500m2.

Llojet e shtëpive në lagje :

Shtëpia 137 m2
Shtëpia 174 m2
Shtëpia 210 m2
Shtëpia 260 m2
Shtëpia 310 m2
Shtëpia 360 m2
Shtëpia 500 m2

Parqe Gjelbërimi / Me Lodra

Në Marigona Residence janë gjithsej 12 parqe me lodra për fëmijë të moshave të ndryshme dhe me fitnes të jashtëm. Rrjedhimisht 40% e hapësirës së lagjës është e mbuluar me me lule dhe gjelbrim duke ju ofruar të gjithëve një jetë të shëndoshë dhe të mbushur me qetësi e kënaqësi.

Terrenet Sportive

Marigona Residence, një lagje e kompletuar dhe më modernja në Kosovë ka menduar edhe për aktivitetet sportive për fëmijë dhe të rritur. Fusha e futbollit, basketbollit, tenisit, shiritet për bicikleta dhe salla e mbyllur për sporte mundësojnë realizimin e çdo lloj aktiviteti sportiv.

Çarshia

Çarshia është qendra e parë tregtare në Kosovë me koncept të hapur. Çarshia ju mundëson që të largoheni nga jeta e përditshme, nga zhurmat e qytetit dhe të kaloni kohë në qetësi dhe duke u relaksuar si asnjë vend tjetër.

Marigona Hill

“Marigona Hill” zë vend në pjesën e Prishtinës së Re, me lokacion pas Pallatit të Drejtësisë, në afërsi me Liqenin e Badovcit dhe njëkohësisht pranë mushkërive të qytetit të Prishtinës, parkut të Gërmisë, me lartësi mbidetare 775m.

Marigona Mirembajtja

MR Mirëmbajtja është kompania e cila brengoset që kualiteti i jetës ne lagjën tonë të ofroj kënaqësinë e të jeturarit dhe të krijoj ndjesinë se ju jeni të veçantë.

Marigona Parking

Parkingu është ndërtuar me qëllim të ofrimit të komoditetit të plotë për banorët, musafirët e Çarshisë, Hotelit dhe vizitorët në lagje.

International School of Prishtina

 

 

Aktivitetet Sportive në Lagje

Kurset sportive ne salle te sporteve ne ISP

Football

Basketball

Tenis

Taekwondo

Kangoo Jump